Wacom apo iPad Pro, cili tablet është më i mirë (Video)
teknologji
Wacom apo iPad Pro, cili tablet është më i mirë (Video)

Wacom apo iPad Pro, cili tablet është më i mirë (Video)

Vicky Leta dhe Bob Al-Greene janë dy ilustrues nga një studio në Shtetet e Bashkuara, që kanë treguar në detaje, se cili prej këtyre të dy tabletëve është më i mirë.

Të dy rivalët, si Wacom ashtu edhe iPad Pro, janë shumë të fuqishmë dhe ofrojnë mundësi të duhura për ilustrim, mirëpo, është një prej tyre që është më i përshtatshëm, transmeton Telegrafi.

Nëse ilustrimi është primar për një përdorues, atëherë rekomandohet Wacom me laps, që mund të blihet për 179 dollarë, në përmasat më të vogla.

Ata që duan të kenë më shumë hapësirë, mund ta porosisin me masën  mesme për 399, apo formatin më të madh për 599 dollarë.

Tableti iPad Pro është shumë më i gjithanshëm dhe ofron më shumë opsione, ndërsa mund të blihet nga Apple për 799 dollarë në formatin më të vogël, apo 999 dollarë, për ekranin më të gjerë. 

© ZHURNAL 12.05.2019, 11:08 | L.E. | 699 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."