Kryeprokurorja Arta Marku shkon në Kryeministri
shqiperia
Kryeprokurorja Arta Marku shkon në Kryeministri

Kryeprokurorja Arta Marku shkon në Kryeministri

Kryeprokurorja Arta Marku ka shkuar mëngjesin e sotëm në Kryeministri. Mësohet se ajo arriti në ambientet e Kryeministrisë rreth orës 9.00. Ende nuk dihen arsyet e kësaj vizite të kryeprokurores Marku në ambientet e Kryeministrisë, por besohet se kjo lëvizje ka të bëjë me protestën e djeshme të zhvilluar nga opozita e bashkuara te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas para godinës së Parlamentit.

 

Protesta e mbrëmshme startoi me incidente dhe përplasje të njëpasnjëshme, ku protestuesit hodhën në godinën e Kryeministrisë, te Kryesia e Kuvendit dhe Parlamenti bomba molotov dhe lëndë të tjera plasëse.

 

Më pas erdhi edhe kundërpërgjigja e policisë e cila hodhi disa herë gaz lotsjellës. Shumë protestues u shoqëruan në polici, por u raportua se shumë prej tyre janë ndjerë keq për shkak të sasisë së madhe të gazit lotsjellës që u hodh nga policia. Gjithashtu mësohet se edhe nga radhën e policisë ka efektivë të lënduar.

© ZHURNAL 12.05.2019, 11:09 | T.E. | 1,182 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."