Nga bombardimet vriten gjashtë civilë
bota
Nga bombardimet vriten gjashtë civilë

Nga bombardimet vriten gjashtë civilë

Rebelët kanë bombarduar qytetin al-Suqaylabiyah që provincën Hama, duke vrarë pesë civilë, përfshirë këtu katër fëmijë. Ushtria siriane është kundërpërgjigjur duke sulmuar rebelët në provincën Idlib, ka shtuar SANA. Shumica e territorit të provincës Idlib kontrollohet nga opozita në Siri, që kryesisht dominohet nga Hayat Tahir al-Sham, grup i afërt me al-Kaidën.
 
Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me bazë në Londër konfirmoi se rebelët kanë bombarduar qytetin al-Suqaylabiyah, që është nën kontrollin e forcave qeveritare dhe se nga këto bombardime janë vrarë gjashtë civilë. Kjo organizatë tha po ashtu se edhe një civil është vrarë gjatë bombardimeve të forcave qeveritare në fshatin Shir Maghar, në provincën Hama.
 
Më 30 prill, forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad, kanë nisur një fushatë të ashpër ndaj enklavave të rebelëve në Hama dhe Idlib, pavarësisht faktit se në këto zona ka pjesë që njihen si rajone të demilitarizuara.

© ZHURNAL 12.05.2019, 18:39 | T.E. | 1,051 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."