Rama: Tre arsyet se përse nuk e jap dorëheqjen
shqiperia
Rama: Tre arsyet se përse nuk e jap dorëheqjen

Rama: Tre arsyet se përse nuk e jap dorëheqjen

I pyetur se përse nuk jep dorëheqjen pas protestave të opozitës, Rama shpjegoi arsyet e tij, ndërsa shtoi se nuk i hap rrugë budallait. ‘Sepse kryeministri si institucion nuk është kapiteni i një skuadre me porta të vogla, që ndeshet me një skuadër tjetër te oborri i Kinostudios.

Është i mandatuar dhe ka një kontratë që nuk mund ta prishë, sepse mban përgjegjësi për atë kontratë në raport me ata që e kanë mandatuar. Do të ishte një padrejtësi e madhe për vendin, karshillëk i papranueshëm, atyre që i kanë dhënë detyrën dhe së treti të ardhmes, pasi nesër të tjerë do të bëjnë të njëjtën gjë. Është rregull bazik, jo dicka me porta të vogla.

Cfarë hajt ta fillojmë nga e para?! Jemi në kushtet e një përgjegjësie të madhe dhe nuk funksionon me shprehjen budallait. Nuk funksionon se bëhet fjalë për jetën e vendit, jo për mua personalisht. Kushdo ka të drejtë që të mendojë që të jesh në këtë vend ku jam unë është qejf, apo një gjë personale, që ti e ke dhe e jep apo e mban për mua jo. Ky është mision. I ngarkuar nga shumica e shqiptarëve. Ata që i shikojnë si privilegje do të thoja hajde se po u jap një kafe apo raki dhe po iki. Jam këtu për disa arsye të tjera shumë të forta që lidhen me arsyen që jam ky që jam dhe jo dikush tjetër” tha Rama.

© ZHURNAL 12.05.2019, 19:08 | T.E. | 3,448 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."