Tërmet i fuqishëm godet Panamanë
bota
Tërmet i fuqishëm godet Panamanë

Tërmet i fuqishëm godet Panamanë

Qyteti bregdetar i Davidit, në veri-perëndim të Panamasë, u godit nga një tërmet me magnitudë 6.1 sipas shkallës Rihter, sonte, pranë kufirit me Kosta Rika, njofton Qendra e Studimit Gjeologjik të SHBA.

 

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 37 kilometrash, raporton Reuters. Departamenti i Zjarrit i Panamasë njoftoi në Twitter se qytetarët nga pjesë të ndryshme të vendit morën njoftime për tërmetet. Nuk ka informacion për dëmet eventuale.

© ZHURNAL 12.05.2019, 22:34 | T.E. | 1,600 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."