Gjakovari përmbledh në një libër krimet që kanë kryer serbët në këtë qytet
kosova
Gjakovari përmbledh në një libër krimet që kanë kryer serbët në këtë qytet

Gjakovari përmbledh në një libër krimet që kanë kryer serbët në këtë qytet

Afrim Caka thotë se në libër janë të paraqitura nga A deri në ZH për shtëpitë ku ka pasur dhunë. Për t’i mbledhur dëshmitë kam vizituar 4600 shtëpi dhe të gjitha i kam të shkruara me saktësi dhe i kam dëshmitarët okularë që kanë parë krimet”, ka deklaruar Cakaj, për Klan Kosova.

Ai thotë se si dëshmitar i Masakrës së Dubravës ai thotë se ka parë qysh duken organet e njeriut, qysh duket zemra, koka, organet e njeriut të nxjerra jashtë.

Në mesin e serbëve ka edhe shqiptarë gjakprishur që kanë qenë bashkëpunëtorë të serbëve.

Shprehet optimist se libri i tij do t’i shërbej edhe Tribunalit Ndërkombëtarë nëse ai krijohet.

Caka po pret që vet kryeminsitri Haradinaj t’i ndihmojë në botimin e këtij libri.

© ZHURNAL 12.05.2019, 22:04 | T.E. | 1,937 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."