Krasniqi e humbi titullin evropian në qytetin e tij
sport
Krasniqi e humbi titullin evropian në qytetin e tij

Krasniqi e humbi titullin evropian në qytetin e tij

Haxhi Krasniqi ka dështuar ta mbrojë titullin evropian të kategorisë së peshave të mesme të EBU-së në meçin sotëm kundër boksierit gjerman, Stefan Haertel.Kampioni i ri evropian i EBU-së në kategorinë e peshave të mesme është gjermani Stefan Haertel, i cili e mposhti junikasin Haxhi Krasniqi me vendim unanim.Krasniqi shpresonte se do ta fitonte këtë meç dhe do ta mbronte me sukses titullin e kampionit evropian.

 

Këtë gjë ai e dëshironte pasi që synonte të sfidonte për titullin botëror.Megjithatë, kjo ëndërr e Krasniqit mori fund, të paktën për momentin, pasi që kundërshtari i tij, gjermani Stefan Heartel, arriti ta fitojë meçin e zhvilluar në Magdeburgu.Kujtojmë se bokseri nga Juniku kishte pëkrahjen e madhe të publikut, pasi meçi po zhvillohej në Magdeburg, aty ku Krasniqi kaloi plotë gjashtë vite.

© ZHURNAL 12.05.2019, 08:23 | Z.H. | 3,915 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."