Shemallari do boksoj në spektaklin e madh në Wiesbaden
sport
Shemallari do boksoj në spektaklin e madh në Wiesbaden

Shemallari do boksoj në spektaklin e madh në Wiesbaden

“ArenaRing Promotion” me krye me menaxherin shqiptar, Avdyl Salihu, e ka realizuar me sukses bisedat me promotorin e evenimentit të madh që do zhvillohet në Wiesbaden, “Petkos Fight Night” ku priten mbi 10.000 shikues.

Në këtë gallë të madhe Salihu do të paraqitet me boksierin e tij Arben Shamallari i cili deri më tani ka 2 ndeshje në boksin profesionist dhe ka realizuar po aq fitore. “Me promotorin e eventit ne Wiesbaden, Aleksadar Petkovici, kemi bashkëpunim të mirë dhe kjo është një shans e mirë për boksierin tim Arben Shamallari të paraqitet në një galla të madhe me shumë shikues pranë fansave të vet pasi Beni jeton në te njëjtin qytet. Sa i përket kundërshtarit ende nuk dijmë se me kë do boksojmë mirëpo në vijim do të dihet edhe emri tij dhe do të dalim publikisht. Shpresoj se do arrijmë fitoren e radhës”, deklaroi menaxheri Avdyl Salihu.

Ndryshe, galla e boksit profesionist do të mbahet më 6 korrik në stadiumin “Brita Arena”  ku ka një kapacitet mbi 15.000 shikues dhe sipas informatave që kemi e njëjta do të paraqitet edhe nga televizionet më të forta gjermane.

© ZHURNAL 13.05.2019, 10:11 | A.A. | 583 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."