Policia italiane arreston shqiptarin nga Shkupi i cili mashtroi me vite me para false
kronika
Policia italiane arreston shqiptarin nga Shkupi i cili mashtroi me vite me para false

Policia italiane arreston shqiptarin nga Shkupi i cili mashtroi me vite me para false

 

Një person nga Shkupi me inicialet S.D.(34) është arrestuar nga policia italine pasi që ai me vite kërkohej për mashtrime shumëmilionëshe me para false, transmeton Zhurnal. 

Sipas policisë, mashtrimiin e parë e kishte bërë në vitin 2010 pasi që ka rënë në kontakt me një koleksionist nga Gjermania duke blerë diamante që datonin nga viti 1850 në vlerë për 1.400.000 euro. Por pas pak argjendari nga Gjermania kishte kuptuar se paratë janë të falsifikuara. 

Pas një viti ai sërish ka mashtruar edhe një gjerman duke iu prezentuar si biznismen dhe ka blerë stoli ari me para kesh. Personi nga Gjermania i kishte dhënë stoli ari në vlerë prej 30.000 euro. Mashtruesi nga Maqedonia i kishte paguar gjysmën e shumës duke i thënë se gjysmën tjeter do ta paguaj me vonë. Kështu ai më nuk është paraqitur pas çka edhe personi nga Gjermani ka kuptuar se është mashtruar pasi ka vërejtur edhe para false.

S.D. nga Shkupi është arrestuar javën e kaluar në Aeroportin e Milanos. 

© ZHURNAL 13.05.2019, 10:42 | L.E. | 2,675 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."