Edi Rama: Serbia të njohë Kosovën, s’duam kufij në Ballkan
maqedonia
Edi Rama: Serbia të njohë Kosovën, s’duam kufij në Ballkan

Edi Rama: Serbia të njohë Kosovën, s’duam kufij në Ballkan

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për mediat serbe ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës edhe pse jetojnë në dy shtete të ndryshme, tani ka ardhur koha që të bashkohen.

Ai këtë bashkim të shqiptarëve e sheh si pjesë e rrugës së BE-së. “Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë janë vëllezër që tani jetojnë në dy vende të ndryshme dhe duhet të bashkohen”-tha Rama në TV Pink. Shefi i qeverisë shqiptare thekson se është për një rajon të hapur, i cili të mos mbetet i izoluar për shkak të kufijve me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Nuk e dua kufirin me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë. Duhet të punojmë për ta bërë atë të ndodhë”,-shtoi ai.

Kryeministri shqiptar foli edhe për pikën e nxehtë atë të njohjes  së pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, shteti serb duhet të pranojë realitetin dhe të njohë sa më parë pavarësinë e Kosovës.

“Nevoja për pajtim është e pashmangshme, dhe sa më shumë Serbia vazhdon të besojë në këtë ëndërr se kjo nuk ka ndodhur ose se ajo mund ta parandalojë atë, do të jetë më e dhimbshme për të gjithë”-theksoi ai.

Kryeministri Rama u ndal edhe tek termi i ashtuquajtur “Shqipëri e Madhe”, ndërsa shtoi se ky term është hartuar për t’u përdorur kundër qytetarëve shqiptarë. Shefi i ekzekutivit pohoi se shqiptarët dhe serbët duhet të kishin bërë më shumë për Ballkanin Perëndimor ashtu siç ka bërë Franca dhe Gjermania për Europën.

© ZHURNAL 13.05.2019, 11:18 | Xh.I. | 2,019 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."