Historiani francez: Është koha që Franca ta tërheqë njohjen e Kosovës
kosova
Historiani francez: Është koha që Franca ta tërheqë njohjen e Kosovës

Historiani francez: Është koha që Franca ta tërheqë njohjen e Kosovës

Prishtinë, 13 maj - 13 vende kanë ndryshuar vendimin e tyre për të njohur pavarësinë e shpallur të Kosovës, kështu që pse e njëjta gjë të mos vlejë edhe për Francën, ka thënë Alexis Trodue.

Historiani francez Trodue është një prej udhëheqësve të peticionit në Francë për tërheqjen e njohjes së Kosovës, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

Ai gjithashtu ka njoftuar se kjo iniciativë do të fillojë edhe në parlamentin francez.

“Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë për të zgjidhur situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor. Është e qartë se kështu nuk mund të arrihet deri te zgjidhja. Dhënia e autonomisë për Kosovën do të mund të përshpejtonte negociatat dhe pranimin e të gjithë rajonit në BE-“, ka thënë Trud për B 92.

Përndryshe, çështjet e Bosnjë-Hercegovinës dhe të Maqedonisë Veriore do të ngrihen, gjë që, shtoi ai, nuk është në interesin e askujt.

Peticioni në fjalë u nënshkrua nga më shumë se 1,500 njerëz në vetëm një ditë dhe qëllimi i organizatorëve nga Kolektivi i Paqes për Kosovën, i kryesuar nga Troude, është që të ketë 100,000 nënshkrime deri në fillim të korrikut dhe vazhdimin e bisedimeve për të ardhmen e Kosovës në Pallatin Elysee – dhe në të njëjtën kohë të nisë një debat të madh kombëtar, shkruan të hënën gazeta me bazë në Beograd.

“Ne duam të kemi një debat për Kosovën në Asamblenë Kombëtare të Francës para 1 korrikut dhe ardhjen e presidentit Aleksandar Vuçiq në Paris, ne jemi tashmë në kontakt me politikanë të caktuar të cilëve do t’ua dorëzojmë peticionin për t’u paraqitur përpara Komitetit të Punëve të Jashtme të parlamentit, “tha ai.

Troude beson se kjo mund të ndryshojë situatën, pasi që nuk kishte pasur debat në Francë para se vendi ta pranonte Kosovën.

Historiani njoftoi gjithashtu se do të zhvillonte një fushatë në mediat franceze javën e ardhshme, duke shtuar se shumë deputetë, këshilltarë rajonalë dhe zyrtarë të partisë premtuan se do të nënshkruajnë peticionin para zgjedhjeve të BE-së.

© ZHURNAL 13.05.2019, 11:20 | Xh.I. | 1,883 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."