LSDM: Rriten pagat dhe pensionet, sigurojmë më shumë para te qytetarët
maqedonia
LSDM: Rriten pagat dhe pensionet, sigurojmë më shumë para te qytetarët

LSDM: Rriten pagat dhe pensionet, sigurojmë më shumë para te qytetarët

Shkup, 13 maj - Me rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë, mbi 90.000 punëtorë në të gjitha degët ekonomike fitojnë paga më të mëdha. Nga prilli i këtij viti, paga minimale harmonizohet konform Ligjit për pagë minimale dhe arrin 12.507 denarë neto.

Është hapur proces për rritje të re të pagës minimale në 13.000 denarë, për rritjen e ndihmës sociale për më shumë se 300%.

Janë rritur pagat për 5% dhe 19% për të punësuarit në shëndetësi, arsim, kopshte, kulturë, mbrojtje, polici, sektorin publik…

Krahas pagave rriten edhe pensionet. Pensioni mesatar nga viti 2007 e deri më sot është rritur për 626 denarë. Nga 13.754 në fund të vitit 2016, në 14.580 denarë në mars të vitit 2019.

Me këto masa gjithnjë e më shumë para përfundojnë te qytetarët.

Si parti përgjegjëse, LSDM vazhdon me realizimin e e masave që sigurojnë paga më të larta, rritje ekonomike, më shumë para dhe standard më të mirë jetësor për të gjithë qytetarët.

 

Qendra për Komunikime me Opinionin, Lidhja Socialdemokrate

© ZHURNAL 13.05.2019, 11:26 | Z.H. | 36,747 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."