Shqipëria mes 90 shteteve në Bienalen e Venecias, Driant Zeneli: Vepra u dedikohet atyre që besojnë në ëndrra
kulture
Shqipëria mes 90 shteteve në Bienalen e Venecias, Driant Zeneli: Vepra u dedikohet atyre që besojnë në ëndrra

Shqipëria mes 90 shteteve në Bienalen e Venecias, Driant Zeneli: Vepra u dedikohet atyre që besojnë në ëndrra

Në edicion të 58-të të Bienales së Venecias Shqipëria u përfaqësua me artistin Driant Zeneli me videoinstalacionin “Maybe dhe Cosmos is not so extraordinary”, kuruar nga Alicia Knock.

Ceremonia u çel nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, sipas së cilës është e bukur që Shqipëria prezantohet në këtë kozmos artistik me një vepër që lind në Bulqizë dhe tejkalon kufijtë lokalë, për të përcjellë një mesazh shumë më universal.

“Ju falënderoj që jeni këtu për të mbështetur të bukurën që arti shqiptar krijon dhe e përfaqëson në këtë paradë të artit botëror. Jam e kënaqur që përfaqësohemi me Driantin, një i ri energjik, një talent i zbuluar prej kohësh, I përkushtuar ndaj artit të tij, që po na mirëpërfaqëson në këtë ngjarje, çka po e dëshmojnë dhe shkrimet e shumta të mediave të huaja. I bashkohemi kësaj bienaleje me një thyerje dimensionesh, duke sjellë histori të vogla, nga qytete të vogla e duke i kthyer në art bashkëkohor dhe në dimensionin e së bukurës”.

Kuratorja Alicia Knock u shpreh se vepra e Zenelit shpreh se si ëndrrat mund të bëhen realitet.

Vepra e Driantit flet për një realitet specifik të Shqipërisë, të Bulqizës, të kromit, që udhëton nga zemra e malit drejt kozmosit”, teksa përshkruan një udhëtim gjeopolitik, ekonomik, industrial, në veprën e Zenel

Ndërsa artisti Driant Zeneli u shpreh:

“Ky kozmos nuk është ndërtuar vetëm nga unë, por shumë persona që kemi punuar për një vit për të realizuar këtë vepër, duke filluar nga këta 5 heronj që janë protagonistë të veprës. Vepra ime u dedikohet të gjithë atyre që besojnë në ëndrra dhe kërkojnë çdo ditë të shtyjnë limitet e tyre”

Kuratori Edi Muka vlerësoi metaforën e përdorur nga Zeneli, për të lidhur nëntokësoren me mbitokësore.

Në këtë edicion marrin pjesë 90 shtete, Artisti Adrian Paci e quan një gjetje konceptin e veprës së Driant Zenelit, që lidh realitetin me fantazinë, nëntokën e Shqipërisë me kozmosin. /atsh/

© ZHURNAL 13.05.2019, 11:35 | L.E. | 463 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."