Kërpudha me beshamel
receta
Kërpudha me beshamel

Kërpudha me beshamel

Përbërësit:

-Kërpudha 0.5 kilogram

-Gjalpë 1 lugë gjelle

-Salcë beshamel

-Djathë kaçkavall i grirë, 2 lugë gjelle

 

Përgatitja:

Kërpudhat e përvëluara grihen në fije të holla, u hidhet kripë, piper, dhe skuqen në tigan me gjalpë, hidhet ajkë qumështi, salcë beshamel me trashësi mesatare, u jepet 2 – 3 valë sa të avullojë lagështira e tepërt dhe të ngelet një masë e trrashë.

Masa e përgatitur hidhet në një tigan të vogël, spërkatet me kaçkavall të grirë dhe piqet./recetakuzhine.net/

© ZHURNAL 13.05.2019, 13:30 | L.E. | 1,309 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."