Dimitrov për vizitë pune në Berlin
maqedonia
Dimitrov për vizitë pune në Berlin

Dimitrov për vizitë pune në Berlin

Shkup, 13 maj - Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Berlin.

Në Bungestagun gjerman, Dimotrov do të marrë pjesë në ngjarjen “Ballkani Perëndimor pas zgjidhjes së çështjes për emrin: arritjet, sfidat dhe perspektivat”, të organizuar nga grupet parlamentare të të Gjelbërve dhe të seksionit gjerman të Unionit të Federalistëve Evropianë, ku anëtarë janë deputetë nga katër parti politike – CDU/CSU, Sociall-Demokratët, të Gjëbërit dhe Liberalët.

Shefi i diplomacisë do të ketë takime me deputetë në Parlamentin gjerman në të cilat do t’ua prezantojë progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gatishmërinë e vendit për fillimin e negociatave aderuese në BE.

Programi i vizitës përfshin edhe takime me bashkëbisedues të tjerë relevantë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë, bëri të ditur MPJ-ja

© ZHURNAL 13.05.2019, 12:28 | Xh.I. | 2,137 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."