Tifozët e Wolverhamptonit kishin bërë shaka me ata të Liverpoolit duke i gënjyer për rezultatin e ndeshjes së Cityt
sport

Tifozët e Liverpoolit u mashtruan nga ata të Wolverhampton Wanderers, gjatë përballjes së tyre në xhiron e fundit në Ligën Premier.

Në ditën kur po vendosej titulli, Manchester City po përballej me Brightonin (4-1), ndërsa ‘The Reds’ kishin punë me Wolves (2-0).

Në minutat e para të ndeshjes, tifozët e Wolves i kishin gënjyer ata të Liverpoolit se Brightoni kishte kaluar në epërsi, pak minuta para se Glen Murray të realizonte në të vërtetë.

Tifozët e ‘The Reds’ filluan të kërcenin nga gëzimi, por e kuptuan më vonë që ishte lajm i rrejshëm, deri në momentin kur Brightoni shënoi përnjëmend në portën e Manchester Cityt.

Festa e tifozëve të Liverpoolit nuk zgjati shumë, pasi Sergio Aguero i barazoi shifrat, ndërsa Aymeric Laporte, Riyad Mahrez dhe Ilkay Gudogan, shënuan për 4-1, për ta mbyllur kështu dilemën për titullin e Ligës Premier.

© ZHURNAL 13.05.2019, 13:01 | Xh.I. | 1,941 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."