Vritet me armë zjarri deputeti para hyrjes së Kuvendit (FOTO)
bota
Vritet me armë zjarri deputeti para hyrjes së Kuvendit (FOTO)

Vritet me armë zjarri deputeti para hyrjes së Kuvendit (FOTO)

Deputeti argjentinas Hektor Olivares u qëllua për vdekje në sheshin para ndërtesës së Kongresit, në Buenos Aires, konfirmoi partia e tij.

Olivares, një deputet i partisë ”Union Civica Radical” (UCR), u qëllua nga persona brenda një makine të parkuar, ndërsa ecte pranë Kongresit me një zyrtar tjetër të lartë argjentinas, Miguel Yadon.

Yadon gjithashtu u qëllua dhe vdiq në vendngjarje.

“Hector Olivares vdiq. Ne do të kërkojmë drejtësi dhe që vrasësit të vuajnë një dënim maksimal”, tha UCR në një postim në Twitter.

 

“Të gjithë ata që janë të përfshirë në sulmin ndaj deputetit Olivares dhe Miguel Yadon janë arrestuar një ditë pas kryerjes së krimit, falë punës mbresëlënëse të forcave tona të armatosura “, tha të premten presidenti argjentinas Mauricio Macri.

Agjencia shtetërore e lajmeve Telam, noftoi se gjashtë vetë u arrestuan menjëherë pas sulmit, duke shtuar se të gjashtë ishin “pjesë e një klani ciganësh”.

Ministrja për Sigurinë, Patricia Bullrich tha se Yadon ishte objektivi i sulmit.

“Një klan mafioz … vrau një person mbi çështjet e një natyre personale”, tha ajo.

© ZHURNAL 13.05.2019, 13:03 | Z.H. | 17,214 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."