Tifozët e Evertonit thumbojnë Liverpoolin: Titullin e keni humbur në Goodison Park
sport
Tifozët e Evertonit thumbojnë Liverpoolin: Titullin e keni humbur në Goodison Park

Tifozët e Evertonit thumbojnë Liverpoolin: Titullin e keni humbur në Goodison Park

Tifozët e Liverpoolit janë të pikëlluar që nuk e fituan Ligën Premier, por që tani e kanë humbur respektin edhe për rivalin e tyre lokal, Evertonin.

Në fakt, tifozët rivalë e kanë shijuar çdo minutë dhe kanë festuar prej se ‘The Reds’ e humbën titullin në ndeshjen e fundit të ligës angleze.

“Ju e humbët titullin në Goodison Park”, ishin thirrjet e tifozëve të Evertonit brenda stadiumit të tyre.

Kjo thirrje e tifozëve kundërshtarë i ka nervozuar jashtë mase ata të Liverpoolit, të cilët kanë reaguar me sharje dhe ofendime në rrjetet sociale.

Përveç tifozëve, edhe klubi i Evertonit ka bërë një postim thumbues ndaj Liverppolit duke e uruar Manchester Cityn për fitimin e titullit.

Edhe pse e humbën titullin dhe përfunduan në vendin e dytë, Jurgen Klopp ka thënë se ky është vetëm fillimi për ekipin e tij, pasi në sezonin e ri do të jetë një skuadër edhe më e fuqishme.

© ZHURNAL 13.05.2019, 13:04 | Xh.I. | 1,604 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."