Kërkohet drejtësi për gazetaren afgane të vrarë në Kabul
bota
Kërkohet drejtësi për gazetaren afgane të vrarë në Kabul

Kërkohet drejtësi për gazetaren afgane të vrarë në Kabul

Politikanët afganë dhe aktivistët për të drejtat e grave janë duke kërkuar drejtësi pas vrasjes së gazetares së mirënjohur dhe këshilltares politike, Mina Mangal.

 

Mangal, që ka punuar si moderatore televizive para se të përfshihej në politikë, është vrarë në Kabul ditën e shtunë.

 

Shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah është zotuar se vrasësit e saj do të kapen.

 

Policia është duke kryer hetime, mirëpo nuk është e qartë se kush qëndron mbrapa vrasjes së saj.

 

Në një deklaratë të publikuar nga ministria e Brendshme ka thënë se Mangal ka qenë duke shkuar në Komisionin parlamentar për Kulturë, kur është vrarë në mëngjesin e së shtunës.

 

Gjykata Supreme e Afganistanit dhe grupet e shoqërisë civile, kanë bërë thirrje për hetim serioz të vrasjes së saj.

 

Aktivistja e të drejtave të grave, Wazhma Frogh ka thënë përmes një postimi në Twitter se Mangal ka treguar shpesh në rrjetin social Facebook se ka pranuar kërcënime për jetë.

 

Grupet për të drejtat e njeriut kanë dokumentuar rritjen e dhunës në baza gjinore, sidomos në zonat e dominuara nga talibanët.

 

Edhe organizata ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij ka renditur Afganistanin si shtetin për të përgjakshëm për gazetarët më 2018.

© ZHURNAL 13.05.2019, 14:30 | Z.H. | 594 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."