KRRE: Nuk presim që tregtarët me naftë dhe derivate të naftës të shkaktojnë shok të çmimeve
ekonomi
KRRE: Nuk presim që tregtarët me naftë dhe derivate të naftës të shkaktojnë shok të çmimeve

KRRE: Nuk presim që tregtarët me naftë dhe derivate të naftës të shkaktojnë shok të çmimeve

Shkup, 13 maj - Tregtarët prej mbrëmë në mesnatë vetë do të mund t’i caktojnë çmimet me pakicë të naftës dhe derivateve të naftës që i shesin në pompat e tyre të benzinës, ndërsa kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE), marko Bislimovski u bëri thirrje të mos shkaktojnë shok të çmimeve për qytetarët.

 

Sipas tij, nëse ndiqen lëvizjet e bursës botërore të naftës prej sonte në mesnatë duhet të ketë ulje të vogël të çmimit të benzinës dhe çmim të njejtë apo rritje të vogël të çmimit të derivateve dizel. Ashtu ishte edhe nëse përdorej metodologjia e vjetër sipas të cilës KRRE deri më tani i përcaktonte çmimet e shitjes me pakicë.

 

Liberalizimi i përkohshëm i tregut dhe mundësia që tregtarët vetë t’i caktojnë çmimet e derivateve të naftës u bë për shkak të vakuumit juridik të shkaktuar me mosnënshkrimin e ndryshimeve të Ligjit për energjetikë nga ish-presidenti Gjorge Ivanov për ç’arsye nuk mundej të sillej me kohë metodologjia e re sipas të cilës KRRE duhte t’i caktojë çmimet. Nevoja për sjellje të metodologjisë së re është për shkak të skadimit të validitetit të Aneksit “D” që del nga Marrëveshja për shitblerje të OKTA-s më 8 maj të këtij viti, sipas të cilës edhe ishte caktuar metodologjia ekzistuese për caktim të çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

 

KRRE në mbledhjen e sotme përgatitore i shqyrtoi rregullat për treg të gazit natyror, Me sjelljen e tyre KRRE do ta kompletojë obligimin që edhe dilte nga Ligji i ri për energjetikë t’i sjellë të gjitha aktet e nevojshme nënligjore.

Të premten KRRE solli edhe rregullativë të re të çmimeve në pjesën për energji elektrike e cila në esencë është e njejtë si e deritanishmja, sepse siç thotë Bislimovski, tregu i energjisë elektrike funksionoi normalisht edhe deri më tani.

© ZHURNAL 13.05.2019, 14:39 | Xh.I. | 1,005 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."