KQZ-ja certifikon listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet në komunat veriore
kosova
KQZ-ja certifikon listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet në komunat veriore

KQZ-ja certifikon listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Këto zgjedhje është e caktuar që të mbahen më 19 maj, transmeton Klan Kosova.

“Kjo listë votuese përmban 57 mijë e 983 emra të votuesve, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Lista votuese bazohet në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil, i cili përpilohet nga Agjencia e Regjistrimit Civil”, thuhet në kumtesë.

© ZHURNAL 13.05.2019, 14:58 | Z.H. | 545 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."