Shumë kandidatë dhe kalkulime për një vend pune në kabinetin e Pendarovskit
maqedonia
Shumë kandidatë dhe kalkulime për një vend pune në kabinetin e Pendarovskit

Shumë kandidatë dhe kalkulime për një vend pune në kabinetin e Pendarovskit

Shkup, 13 maj - Presidenti i ri i shtetit, Stevo Pendarovski, në ditën e parë të punës në rezidencën në Vodno kishte takim me euroambasadorin Samuel Zhbogar si dhe shumë mbledhje lidhur me formimin e kabinetit të tij, përcjellë Zhurnal.

Deri tani është e ditur vetëm se zëdhënëse do të jetë Katerina Canevska Arsovska, e cila deri tani punonte në kabinetin e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Mes atyre që po spekulohen se do të jenë pjesë e kabinetit është edhe zëdhënësi aktual qeveritar Mile Boshnjakovski.

Është bërë e qartë se në vendin e sekretarit të deritanishëm gjeneral Boris Josifovski do të arrijë tjetër person, por nuk dihet nëse ai do të jetë Toshe Zafirov, pjesë e ekipit të Pendarovskit gjatë fushatës zgjedhore. Mes emrave të këshilltarëve të cilët do të këshillojnë Pendarovskin përmenden Viktor Dimovski, aktualisht sekretar shtetëror në MPJ. Aleksandar Spasov i cili për momentin është në listën e këshilltarëve të jashtëm në Qeveri, gjithashtu pritet të shpërngulet në Villa Vodno.

Ndryshe në kabinetin e Ivanovit deri tani kishte nëntë këshilltarë, dy për politikë ndërkombëtare, dy për politikë të brendshme, një për protokol, mbrojtje dhe siguri, çështje ushtarake, marrdhënie ndërkombëtare dhe adjutant.

Ndryshe, sipas disa informatave jozyrtare, Pendarovski edhe pse zyrtarisht ka filluar të shfrytëzojë rezidencën, ai ende nuk është shpërngulur atje me familjen e tij./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 13.05.2019, 16:30 | Z.H. | 4,768 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."