Tetë muaj burgim për babain që plagosi djalin në Ferizaj
kosova
Tetë muaj burgim për babain që plagosi djalin në Ferizaj

Tetë muaj burgim për babain që plagosi djalin në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media njofton se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.M, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

 

Kryetari i trupit gjykues Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprat penale me të cilën e ngarkon akuza, të njëjtin e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro, njofton Klan Kosova.

 

“I pandehuri R.M, akuzohet se më 16 prill 2019 në fshatin Jezercë – Komuna e Ferizajt, përkatësisht në oborrin e shtëpisë, i pandehuri i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit – djalit te tij Rr.M, në të mënyrë që pas një mosmarrëveshje mes tyre, nga brezi ka nxjerr revolen, ashtu që nga afërsi rreth 1deri 2 metra ka shtënë në drejtim të këmbeve të tij, me ç’rast me një predhë e godet në këmbën e djathtë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të përshkruara si ekspertizën mjekësore të datë 26.04.2019”, thuhet në komunikatë.

© ZHURNAL 13.05.2019, 16:18 | Z.H. | 631 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."