Tri vjet nga pranimi i Kosovës në FIFA
sport
Tri vjet nga pranimi i Kosovës në FIFA

Tri vjet nga pranimi i Kosovës në FIFA

Sot mbushen tri vjet qëkur pritjes së gjatë të atëhershme i erdhi fundi dhe më në fund Kosova u bë pjesë e shtëpinë më të madhe të futbollit në botë, FIFA.Në kongresin e 66-të të FIFA-së në Meksikë, delegatët e këtij kongresi kanë votuar për Kosovën.

Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova ka marrë 141 vota pro duke u bërë kështu anëtarja më e re e saj, njofton Federata e Futbollit të Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Pas pranimit në FIFA, Kombëtarja e Kosovës nisi ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve dhe në kualifikimet për evropianin 2020, ku deri më tash nuk ka pësuar asnjë humbje.Kosova s’di për humbje që nga nëntori i vitit 2017.

Nga atëherë, “Dardanët” për plot dy vite, në 12 ndeshje nuk njohin humbjen.

Synimi është që Kosova të shkojë në Euro 2020 dhe shanset janë shumë të mira.

Nëse “Dardanët” nuk ia dalin përmes kualifikimeve në Grupin A, atëherë do të kenë shansin përmes Ligës së Kombeve, pasi tashmë Kosovë gjendet në gjysmëfinale – 2 ndeshje larg historisë.

© ZHURNAL 13.05.2019, 16:23 | Z.H. | 559 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."