Ministri për Vetqeverisje Lokale Suhejl Fazliu për vizitë pune në Hungari
maqedonia
Ministri për Vetqeverisje Lokale Suhejl Fazliu për vizitë pune në Hungari

Ministri për Vetqeverisje Lokale Suhejl Fazliu për vizitë pune në Hungari

Shkup, 13 maj - Ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu, do të mbajë një vizitë pune në Hungari me qëllim për t’u njohur me politikat e zhvillimit rajonal. Në kuadër të vizitës, ministri do të zhvillojë një takim edhe me Balazs Rakossy, sekretari shtetëror në Ministrinë e financave të Hungarisë.

Gjatë vizitës dyditore (15-16.05.2019), para ministrit dhe delegacionit nga Ministria e vetëqeverisjes lokale, Departamenti i planifikimit të zhvillimit territorial të Hungarisë do t’i prezantojnë politikat e zhvillimit rajonal, mbi të gjitha kuadrin ligjor dhe sistemin institucional të politikës rajonale të Hungarisë, si dhe trendët në zhvillimin rajonal, duke përfshirë dallimet dhe hierarkinë e planeve territoriale. Para delegacionit të Ministrisë për Vetqeverisje Lokale të Maqedonisë së Veriut do të prezantohen edhe instrumentet ekzistuese për reduktim të dallimeve në zhvillimin rajonal, që është mundësuar nëpërmjet programeve të ndryshme të financuara nga Bashkimi Evropian, në veçanti programet operative për zhvillim rajonal.

Përmes përvojave të Hungarisë, mekanizmat dhe praktikat që tashmë janë zbatuar dhe vërtetuar, Ministria e vetëqeverisjes lokale do të njihet me mundësitë për zhvillim, me qëllim përmirësimi i punës dhe rolit që vetëqeverisja lokale e ka në nxitjen e zhvillimit rajonal./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 13.05.2019, 16:09 | Z.H. | 2,190 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."