Del për peshkim në lumin e Valbonës, mbytet 12-vjeçari
shqiperia
Del për peshkim në lumin e Valbonës, mbytet 12-vjeçari

Del për peshkim në lumin e Valbonës, mbytet 12-vjeçari

Një 12-vjeçar nga fshati Dragobi i Tropojës është mbytur pasi kishte dalë për peshkim. I mituri me iniciale J.D. shkoi për të peshkuar në lumin Valbona ditën e djeshme, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij. Familjarët e të miturit ngritën alarmin kur vunë re se 12-vjeçari nuk po kthehej.

Forcat e policisë së Tropojës dhe banorë të fshatit kërkuan gjatë gjithë natës për gjetjen e të miturit, por mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i 12-vjeçarit u gjet në shtratin e lumit Valbona pranë Urës së Dragobisë. Nga hetimet paraprake dyshohet se i mituri ka rënë aksidentalisht në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën.

© ZHURNAL 13.05.2019, 19:38 | T.E. | 583 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."