Flasin kolegët në shkollën ku jepte mësim 24 vjeçarja nga Mitrovica që ndërroi jetë sot
kosova
Flasin kolegët në shkollën ku jepte mësim 24 vjeçarja nga Mitrovica që ndërroi jetë sot

Flasin kolegët në shkollën ku jepte mësim 24 vjeçarja nga Mitrovica që ndërroi jetë sot

Kolegët e saj e kujtojnë atë me fjalët më të mira, ndërkaq, në shkollën ku ajo kishte dhënë mësim sot u mbanë vetëm dy orë. Në klasën e parë, aty ku mësuesja Lindita Preteni jepte mësim, të hënën gjithçka ishte e qetë. Mësuesja 24-vjeçare arriti t’ia mësonte nxënësve të saj të gjitha shkronjat e alfabetit, e i përgatiti për festën e abetares, por, që festën për të njëjtën nuk do ta bëjnë së bashku.

Tragjikisht, mësuesja e tyre, 24-vjeçarja, Lindita Preteni ndërroi jetë sa ishte në gjumë. T7 ka qëndruar sot gjatë ditës në Mitrovicë, nga ku ata që e kanë njohur të ndjerën kanë rrëfyer për rastin.Shkolla fillore “Fazli Grajqevci”, paralelja në Vërnicë të Mitrovicës, sot i mbajti vetëm dy orë mësim.

Personeli i shkollës, përmes një shkrimi të vendosur në dyer të shkollës njoftoi nxënësit e prindërit, që shkaku i një rastit të vdekjes, mësimi nuk do të mbahet si zakonisht.Brenda në objekt, pa nxënësit, gjithçka ishte e qetë. Kolegët e Lindita Pretenit e kujtojnë të ndjerën me fjalët më të mira.

Mes lotësh ata kanë treguar për T7, se 24-vjeçarja njihej si vajzë shumë punëtore.“Kena qenë të kënaqen me punën e saj, me aktivitetin e saj, edhe si nxënës edhe stafi i arsimtarëve kanë qenë të kënaqur me këta. Në ditën e fundit ka qenë shumë e hareshme, gjithë kohën ka nejtë vetëm tu kesh, tu ba hajgare”, tha për T7 njëri nga kolegët e Linditës.

Për të njejtë flet edhe kolegia e saj. Ajo shton se ditën e fundit Lindita kishte qenë shume e hareshme e po përgatiste nxënësit për festën e abetares“Linditën e kujtoj si një vajzë shumë të hareshme me plot dëshirë dhe me vullnet për jetë, ka qenë shumë e afërt si me neve si me nxënësit, herën e fundit që veç kemi qëndru bashkë ka qenë të premten kur ajo po i pregadite nxënësit për festën e abetares, tu vallëzu e tu kesh bashkë me nxënësat”, tha kolegia e të ndjerës.Klasa e 1/5 nuk do vazhdojnë më rrugëtimin e tyre shkollor me mësuese Linditë.

Edhe pse ajo ishte mësimdhënëse e klasës paralele në Vernicë të Mitrovicës, i donte e i respektonte kolegët e tjerë në shkollën “Fazli Grajqevci” në Shipol.Drejtoresha e kësaj shkollë Nexhmije Kurti thotë se kujtimet ndaj mësimdhënëses që vdiq në moshë të re, kurrë nuk do te shuhen.“Ka qenë një vajzë shumë punëtore, ambicioze që e ka dashtë shumë punën, i ka dashtë shumë nxanasat e saj po është shumë e dhimbshme që smujti me i realizu ëndrrat e sajna”, thotë Kurti.

Si vajzë plotë sharmë e vullnet për jetën Linditën e kujton edhe një shoqe e kolege e saj.“Ajo ka qenë një vajzë e mrekullueshme kujtimi për të do të mbetet gjithmonë si engjëllore sepse e tillë ka qenë”, shton ajo mes lotësh.24 vjeçarja Lindita Preteni u varros në Mitrovicë e më pas shkolla organizuan edhe një akademi përkujtimore për të ndjerën.

© ZHURNAL 13.05.2019, 19:07 | T.E. | 6,265 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."