Protestat në Shqipëri, sulmohet Drejtoria e Policisë
shqiperia
Protestat në Shqipëri, sulmohet Drejtoria e Policisë

Protestat në Shqipëri, sulmohet Drejtoria e Policisë

Pak më herët protestuesit e opozitës në Shqipëri kanë nisur marshimin në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i kërkoi militantëve që të ndjekin liderin e opozitës, Lulzim Basha.

“Të gjithë drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, pastaj do marshojmë tek Parlamenti i krimit, do marshojmë drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas në Drejtorinë e Policisë së Tiranës”, tha Paloka

Protestuesit kanë nisur sulmin ndaj Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Fishekzjarrë, shashka dhe flakadanë po hidhen drejt godinës, transmeton Top Channel.

Më herët krerët e opozitës paralajmëruan se protesta e sotme do të ishte paqësore.

© ZHURNAL 13.05.2019, 20:22 | T.E. | 860 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."