Ish-presidenti sudanez akuzohet për përfshirje në vrasjen e protestuesve
bota
Ish-presidenti sudanez akuzohet për përfshirje në vrasjen e protestuesve

Ish-presidenti sudanez akuzohet për përfshirje në vrasjen e protestuesve

Sudani e akuoi presidentin e përmbysur, Omar al-Bashir, për nxitje dhe përfshirje në vrasjn e protestueve, tha prokurori publik.

Akuzat erdhën pas hetimeve të vdekjes së një mjeku, i cili u qëllua gjatë protest*ve që çuan në fundin e sundimit të tij.

Bashir nuk është parë apo dëgjuar në publik prejse është rrëzuar nga pushteti më 11 prill.

Sipas disa njoftimeve, ai është dërguar në një burg në Kartum.

Në fillim të majit, ai është urdhëruar të paraqitej para një prokurori për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzat për pastrim parash dhe financim terrorist.

Bashir ka qenë në pushtet për pothuajse 30 vjet, ndërsa në dhjetor protestuesit kanë filluar të kërkojnë dorëheqjen e tij.

Një këshill ushtarak ka marrë përsipër udhëheqjen e Sudanit, pas përmbysjes së Bashirit, por demonstruesit këmbëngulin që ai t’i dorëzojë përgjegjësitë tek administrata civile.

Bisedimet midis koalicionit ushtarak dhe opozitës po zhvillohen në përpjekje për të krijuar një trup të përbashkët tranzicioni për të udhëhequr vendin.

© ZHURNAL 13.05.2019, 20:41 | T.E. | 713 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."