Lista e PS për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Gaz Paja e Redi Jupi tek “fituesit”
shqiperia
Lista e PS për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Gaz Paja e Redi Jupi tek “fituesit”

Lista e PS për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Gaz Paja e Redi Jupi tek “fituesit”

Zbardhet lista shumëemerore e kandidateve të PS për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Në dokumentin e siguruar nga Vizion Plus, shihet që PS dhe Veliaj I kanë besuar një miksi emrash që vijnë nga fusha të ndryshme. Megjithatë baza është e përbërë nga personalitete të politikës, figura që kanë qënë pjesë e qeverisë Rama në vitet e fundit.

Lista kryesohet nga Bardhylka Kospiri e cila ka punuar zv.Ministre në krah të Veliajt, ndërkohe që ndiqet nga mjeku i njohur Orjon Gliozheni. E treta vjen Mira Kapisyzi ndërsa Adrian Civici është hyrja e re në Këshill nga lista e PS.  Në listë të sigurtë janë edhe Klodeta Dibra, Luan Bregasi, Sonila Qato,  Romina Kuko, Arta Dollani, Aldrin Dalipi, Toni Gogu, Teuta Vodo, Ornela Cuci e Besfor Lamallari, pothuajse të gjithë zv.ministra në qeverinë “Rama”.

 

Në dhjetëshen e parë ajo që bën përshtypje është përfshirja për herë të parë e dy figurave, aktori Gazmend Paja dhe ish futbollistik Redi Jupi.

© ZHURNAL 13.05.2019, 21:37 | T.E. | 556 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."