A është kthyer Loredana në Zvicër
showbiz
A është kthyer Loredana në Zvicër

A është kthyer Loredana në Zvicër

Tre ditë ka qëndruar në Kosovë, reperja Loredana Zefi e burri i saj, reperi Mozzik. Qëndrimin në vend dyshja e shfrytëzoi për t’u paraqitur para mediave për të ‘sqaruar’ atë që ka qenë kryetemë e mediave në Kosovë e Zvicër, derisa Loredana përfundoi edhe xhirimet e klipit të saj të ri, raporton Gazeta Express.Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi pak ditë qëndroi e heshtur për skandalin që u bë publik në mediat zvicerane nga ku u raportua se dyshohet që ajo e disa anëtarë të familjes kishin marrë një shumë të madhe të parave nga një çift.

Kur lajmi u bë publik, disa histori të tjera, me akuza të njëjtë drejt Loredanës filluan të dilnin në pah. Për këtë Loredana madje edhe dha deklaratë në policinë e Zvicrës.

Por, reperja e njohur, vendosi që heshtjen ta thyejë në Kosovë. Të enjten e javës së kaluar, siç ka raportuar Gazeta Express, ajo së bashku me familjen e saj erdhën në Prishtinë.

Loredana e Mozzik duke u nisur per ne Kosove

Atë natë, dikur vonë, edhe lajmëruan se kishin angazhuar dy avokatë e që nesër do të dilnin edhe para mediave për të sqaruar rastin.

Të nesërmen interesimi i mediave qe i madh. Mirëpo, Loredana Zefi bashkë me përfaqësuesit e saj ligjorë, e burrin Mozzik, zgjodhën që në një konferencë 1 orësh të flisnin vetëm atë se çka patën qejf, e jo atë se çka pyesnin gazetarët.

Loredana Zefi, për dy ditë sa i kishin mbetur xhiroi klipin e saj të ardhshëm, e për këtë Mozzik madje kërkoi edhe ndihmën e mediave që të shkruanin për këtë e të linin anash skandalin.

Zefi është kthyer dje në Zvicër, e këtë e ka bërë të ditur përmes Instagramit, duke shkruar “Të dua Zvicër”.

© ZHURNAL 13.05.2019, 21:04 | L.E. | 748 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."