Gjithçka gati për edicionin e 72-të të festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë
kulture
Gjithçka gati për edicionin e 72-të të festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë

Gjithçka gati për edicionin e 72-të të festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë

Nesër pritet të fillojë festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë i cili mbahet për të 72-të herë, nga data 14 deri me 25 maj për Palmën e Artë do të garojnë gjithsej 21 filma.

Hapjen e festivalit do ta bëjë filmi “The Dead Do not Die”, me regjinë nga regjisori i pavarur amerikan, Jim Jarmusch.

Edhe këtë vit në festival do të marrin pjesë yjet më të njohur të filmit në botë, duke përfshirë edhe Quentin Tarantino, filmi i të cilit konkurron për çmimin e lartë,  pjesëmarrës do të jenë edhe aktorët Brad Pitt, Leonardo DiCaprio, Isabelle Huppert.

Ndarjen e çmimit kryesor do ta bëjë juria, presidenti i së cilës është regjisori meksikan, Alehandro Gonzalez Injarti./Indeksonline/

© ZHURNAL 13.05.2019, 22:10 | L.E. | 265 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."