Opel prezanton Grandland X-in e ri në version hibrid me 300 kuajfuqi
auto
Opel prezanton Grandland X-in e ri në version hibrid me 300 kuajfuqi

Opel prezanton Grandland X-in e ri në version hibrid me 300 kuajfuqi

SUV-i më i madh i Opelit, Granland X, tani është prezantuar edhe në version plug-in hibrid dhe njëkohësisht është emëruar si më i fuqishëm në tërë gamën e SUV-ëve të kësaj marke.

Fjala është për Grandland X Hybrid4 dhe vjen me një motor benzinë 1.6-litër Turbo dhe dy motorë elektrikë të cilët kanë bateritë litium-jon prej 13.2 kWh, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model i ri hibrid vjen me marshin automatik me 8 shpejtësi.

Sa i përket kapacitetit, ky model në total ka 300 kuajfuqi dhe shpenzon karburant mesatarisht 2.2-litër për kilometër ndërsa emeton dyoksid të karbonit 49 gramë për km.

Bateritë mund të mbushen për 1 orë e 50 minuta dhe vetëm me motorët elektrikë ky Grandland X Hybrid4 mund të udhëtojë deri në 50 kilometra.

Gjithashtu, ky model hibrid ka në dispozicion katër opsione për vozitje – Electric, Hybrid, AWD dhe Sport. Po ashtu, ky model vjen edhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Opel Grandland X Hybrid4, po ashtu, vjen edhe me sistemin “Navi 5.0 IntelliLink” për informim dhe argëtim.

 

© ZHURNAL 13.05.2019, 22:23 | L.E. | 289 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."