Gjenerata re e Porsche 911 GT3 pritet të jetë shumë më e kompletuar (Foto)
auto
Gjenerata re e Porsche 911 GT3 pritet të jetë shumë më e kompletuar (Foto)

Gjenerata re e Porsche 911 GT3 pritet të jetë shumë më e kompletuar (Foto)

Duke iu falënderuar përditësimeve në 911 Speedster

Porsche e ka pajisur modelin e ri 911 Peedster, me një motor të ri prej 4.0 litrave, që ajroset në mënyrë natyrale dhe jo në formë të sforcuar, transmeton Telegrafi.

Ky përditësim ka dalë të jetë shumë i përshtatshëm, duke i rritur shpejtësinë dhe shkathtësinë, andaj Autocar raporton se Porsche do ta përdorë të njëjtin motor edhe në vetura të reja. “Jemi të interesuar ta përdorim këtë motor, mirëpo nuk mund të flas për projekte të reja. Do ishte e pa mend të mos shfrytëzohej më” ka thënë Andreas Pneuninger, që është një ndër udhëheqësit kryesor në Porsche.

Suksesi që po tregon ky motor, nëpërmjet ajrosjes në mënyrë natyrale, do të jetë edhe në shumë modele të reja, ka thënë Pneuninger, pa e përmendur ndonjërin. Reporterët që merren me veturat e reja, e kanë kapur modelin e gjeneratës së re të 911 GT3, që testohej nëpër pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, që lëshonte një tinguj të pazakontë.

Me këtë rast, mendohet është është pikërisht Porshce 911 GT3 që e ka këtë motor, për të qenë shumë më i kompletuar. Madje, për dallim prej aktualit që prodhon 493 kuaj fuqi, i riu do t’i prodhojë dhjetë njësi më shumë.

© ZHURNAL 13.05.2019, 22:24 | L.E. | 746 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."