​Simptomat e mungesës së fibrave, këto janë shenjat paralajmëruese
medicina
​Simptomat e mungesës së fibrave, këto janë shenjat paralajmëruese

​Simptomat e mungesës së fibrave, këto janë shenjat paralajmëruese

Fibrat janë pjesë e rëndësishme e dietës së një personi me qëllim që të ketë një jetë të shëndetshme, por të dhënat tregojnë se shumica e personave të rritur nuk marrin mjaftueshëm fibra dhe kjo rezulton me mungesë të tyre.

Fibrat janë të ndërlidhura me rrezikun e ulët të sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru, diabeti i llojit 2 dhe kanceri i zorrëve.

NHS rekomandon se njerëzit në dietën e tyre ditore duhet të marrin deri në 30 gramë fibra si pjesë e balancës së shëndetshme të trupit, por gjithashtu është zbuluar se shumica e të rriturve marrin rreth 18 gramë në ditë, transmeton KosovaPress. Kjo për shkak se dieta e perëndimit dominohet nga ushqimet e përpunuara, të cilat kanë përmbajtje të lartë yndyre. Simptomat që tregojnë se keni mungesë të fibrave janë diarreja, kapsllëku dhe  dhimbje në zorrë kur jeni në tualet.

© ZHURNAL 13.05.2019, 22:46 | L.E. | 4,200 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."