Wolverhamptoni pati një sezon fantastik, e eliminoi Liverpoolin nga Kupa FA, e mposhti Chelsean e Unitedin – por nuk përbënte lajm për media
sport

Ndeshja e fundit e Wolverhampton Wanderers në edicionin e sivjetmë në Ligën Premier ishte kundër Liverpoolit, skuadër që konkurronte për titullin e Anglisë.

Wolves patën një sezon fantastik duke zënë vendin e tretë në tabelë, më të lartin nga një ekip i promovuar.

Ekipi i Espirito Santo eliminoi Liverpoolin nga Kupa FA, arriti t’i mposhtë Chelsean, Manchester Unitedin, Totenham Hotspurin dhe Arsenalin, por fatkeqësisht nuk ishte “temë” për media.

Në konferencën për media të trajnerit të Wolverhamptonit nuk ishte thuajse askush, pasi i gjithë interesimi ishte te ajo që do të thoshin përfaqësuesit e Liverpoolit, pasi dështuan ta fitonin titullin për një pikë.

Sidoqoftë, ndoshta ishte mungesë respekti për Espiriton dhe skuadrën e tij pas një suksesi të tillë. /Telegrafi/

© ZHURNAL 13.05.2019, 09:10 | Xh.I. | 1,049 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."