Sot fillon fushata zgjedhore në veri
kosova
Sot fillon fushata zgjedhore në veri

Sot fillon fushata zgjedhore në veri

Prishtinë, 13 maj - Sot nis fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore

Kjo fushatë ë do të zgjasë deri më 17 maj.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka angazhuar 670 komisionarë që do të angazhohen në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotimepër zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri që do të mbahen më 19 maj.

Të drejtë vote në Mitrovicën Veriore kanë 22.242 persona, në Leposaviq 18.390, në Zveçan 9.276 dhe në Zubin Potok 8.612.

© ZHURNAL 13.05.2019, 09:16 | Xh.I. | 205 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."