Deputetët në ‘gjumë’, mbi 4 javë pa mbajtur seancë
kosova
Deputetët në ‘gjumë’, mbi 4 javë pa mbajtur seancë

Deputetët në ‘gjumë’, mbi 4 javë pa mbajtur seancë

Prishtinë, 13 maj - Të mërkurën do të bëhet një muaj prejse Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur asnjë seancë, ndonëse shumë projektligje, ligje e rezoluta vazhdojnë të presin për shqyrtim dhe për votim. Përgjatë katër muajve të parë të këtij viti Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përmbushë as 13% të agjendës legjislative, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndonëse shumë projektligje, ligje e rezoluta vazhdojnë të presin për shqyrtim dhe për votim, Kuvendi i Kosovës të mërkurën bën një muaj prejse nuk ka mbajtur seancë. Përgjatë 4 muajve të parë të këtij viti Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përmbushë as 13% të agjendës legjislative. Përderisa më shumë se gjysma e projektligjeve dhe e ligjeve të agjendës së Kuvendit janë ende në pritje për t’u futur në procedurë.

Keqmenaxhimi i dhe mosplanifikimi i mirë i punës së Kuvendit janë arsyet se pse po vazhdon të ngecë puna e kësaj legjislature, e cila po vlerësohet të jetë më e dobëta që nga paslufta.

Nga koalicioni qeverisës thonë se edhe pse nuk ka pasur një muaj seancë, nuk është ndier ndonjë mungesë e jashtëzakonshme. ndërsa opozita e ka parë si shqetësim mbajtjen e seancave kaq rrallë.

© ZHURNAL 13.05.2019, 09:18 | Xh.I. | 655 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."