Joshua i ndalon takimet me Drake para meçit shkak i “mallkimit”
sport
Joshua i ndalon takimet me Drake para meçit shkak i “mallkimit”

Joshua i ndalon takimet me Drake para meçit shkak i “mallkimit”

Tashmë është bërë i njohur “Mallkimi Drake”, por që Anthony Joshua ka marrë hapat kryesor që ta ndalojë një gjë të tillë, duke e larguar reperin nga vetja për më shumë se dy javë.

“Mallkimi Drake” ka pasur efekt në ditët e fundit. Conor McGregor, Neymar, Jadon Sancho dhe Pierrer-Emerick Aubameynag, janë në mesin e lojtarëve që kanë testuar shijen e “mallkimit”, pasi kishin humbur ndeshjet me skuadrat e tyre.

Jo shumë gjatë, Drake është fotografuar me Drake para meçit me Andy Ruiz, andaj ka bërë të ditur se ai nuk dëshiron të jetë pjesë e “mallkimit”, duke i ndaluar takimet me të.

“E di se nuk duhet ta ndalojë, por jam i detyruar”, ka thënë Joshua kur u është pyetur nëse do ta lejojë reperin amerikan të takohet me të në New York para meçit që do të zhvillohet më 1 qershor.

“Ju keni dëgjuar për mallkimin e Drake? Duket se është i vërtetë. Kjo çfarë do t them është paksa e çuditshme, pasi unë kam bërë një foto me Drake dhe Jarrell Miller është suspenduar.

“Miller kishte disa testet për anti-doping dhe kishte rezultuar pozitiv. Ndeshja u anulua, por që unë nuk do të takohem me Drake dhe ai e ka pranuar një gjë të tillë”, ka shtuar më tej boksieri anglez.

© ZHURNAL 14.05.2019, 09:14 | Xh.I. | 520 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."