Analisti britanik: Merkel ndaloi shkëmbimin e kufijve në Ballkan
maqedonia
Analisti britanik: Merkel ndaloi shkëmbimin e kufijve në Ballkan

Analisti britanik: Merkel ndaloi shkëmbimin e kufijve në Ballkan

Publicisti dhe analisti i njohur në Mbretërinë e Bashkuar, Tim Judah ka folur për idenë e korrigjimit dhe të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë të dhënë për TV N1, analisti thekson faktin se kjo ide nuk është më në tryezën e diskutimeve, sepse beson fort se ajo u ndalua përfundimisht në Samitin e Berlinit i mbajtur pak ditë më parë nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Kjo nuk do të thotë se tema e ndryshimit të kufijve nuk do të kthehet një ditë, sepse ajo është përmendur përgjatë 30 viteve të kaluara. Por, mendoj se aktualisht ajo është stopuar”-theksoi ai. Kjo ide (shkëmbimi i territoreve) sipas analistit shoqërohet me analiza të ndryshme, ku theksoi se ka edhe prej atyre që e mbështesin.

Ai shton se një shkëmbim i mundshëm territoresh do të kishte pasoja për të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Mendoj se nuk ia vlen të preken kufijtë, sepse ky është një rrezik i madh. Dhe, aktualisht kjo më nuk është në opsion”,-shtoi ai.

© ZHURNAL 14.05.2019, 09:25 | Xh.I. | 3,119 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."