Mot jostabil me shi, erë dhe vetëtima
maqedonia
Mot jostabil me shi, erë dhe vetëtima

Mot jostabil me shi, erë dhe vetëtima

Shkup, 14 maj - Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i vranët me reshje të shiut. Vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, ndërsa në nivel lokal proceset do të jenë edhe në formë të motit të lig, me vetëtima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 14, ndërsa e ditës prej 12 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup, do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 19 gradë Celsius.

Deri të premten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, vende-vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut (50-70 l/m2 për të gjithë periudhën). Në nivel lokal proceset do të jenë në formë të motit të lig dhe vetëtimave, erës së përforcuar dhe paraqitjes së breshrit. Për fundjavë moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë.

© ZHURNAL 14.05.2019, 09:05 | Xh.I. | 511 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."