Mbesa e Sulejman Vokshit, një yll i ri i skenës shqiptare
kulture
Mbesa e Sulejman Vokshit, një yll i ri i skenës shqiptare

Mbesa e Sulejman Vokshit, një yll i ri i skenës shqiptare

Flutra Lokaj është mbesa e Sulejman Vokshit nga Vokshi i Deçanit e cila është e njohur dhe për publikun në Maqedoni.Ka marrë pjesë në festivalin për fëmijë e të rinjë”Dita jonë” në Kërçovë dhe në shumë emisione në televizionin e Maqedonisë.

Flutra ka realizuar këngët “Ditëlindja” që mori çmim të dytë në Gjakovë,”Prindër perfekt” që mori çmim të publikut në Kosovë dhe këngën “si Majlinda” që është identitet i saj dhe e solli para një kohe duke fituar festivalin “Ardhmëria”në vendlindjen e saj.Tani kjo këngë u plotësua  dhe me videoklip.

Ajo udhëhiqet nga tenori i njohur dhe profesori Shkodran Tolai i cili tek Flutra sheh yllin e së ardhmes në skenën muzikore shqiptare.

Tashmë është vetëm fillimi i saj dhe videoklipi “Si Majlinda” që i dedikohet Majlinda Kelmendit besojmë që do i sjellë shumë fat.Mbesa e Sulejman Vokshit si duket do ta vazhdon namin e familjes dhe fisit duke i shtuar Deçanit një emër të ri në muzikë.

Xhirimet e videoklipit janë kryer në stadiumin ”Fadil Vokrri” dhe disa vende të Kosovës dhe tashmë Arkiva shqip e sjell projektin “Si Majlinda” për të gjithë adhuruesit e muzikës moderne.

© ZHURNAL 02.05.2019, 00:19 | B.M. | 2,820 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."