FIAT-i shuan modelin Fullback
auto
FIAT-i shuan modelin Fullback

FIAT-i shuan modelin Fullback

Shefi i departamentit të Fiat Professional, Richard Chamberlain, në një deklaratë për Auto Express, konfirmoi lajmin për heqjen dorë nga modeli pick-up Fullback.

Ai tha në një panair automjetesh në Birmingem se modeli i bazuar në Mitsubishi L200 kishte shitje të dobët, por për marrjen e këtij vendimi ndikuan edhe standardet e reja më të rrepta për emetimet e dizelit Euro 6.

 

“Kombinimi i këtyre dy faktorëve ndikoi që kompania të mos e prodhojë më modelin Fullback”, tha Chamberlain.

Shuarja e këtij modeli vjen vetëm 3.5 vjet pas premierës. FIAT Fullback debutoi në vjeshtën e vitit 2015 në Dubai si një konkurrent i modeleve duke përfshirë Toyota Hilux, Nissan Navara dhe VW Amarok, transmeton KosovaPress.

FIAT Fullback ishte në dispozicion në tri versione - "kabina e vetme", "kabina e zgjeruar" dhe "kabina e dyfishtë", dhe për klientët u ofruan edhe versione speciale me përmirësimet e trupit.

Kompania italiane në Evropë ofron njësi motorike me katër cilindra 2.4 litra turbo-dizel me 150 dhe 180 kuaj fuqi.

© ZHURNAL 02.05.2019, 10:28 | L.E. | 399 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."