Windows preview sjell njoftimet e Androidit në kompjuter
teknologji
Windows preview sjell njoftimet e Androidit në kompjuter

Windows preview sjell njoftimet e Androidit në kompjuter

Microsoft e ka përmbushur një nga premtimet kryesore të paralajmëruara për softuerin Your Phone, të paktën për ata që janë të gatshëm të eksperimentojnë, njofton Engadget.

Është publikuar Windows Insider Preview që i paraqet njoftimet e Android në kompjuterin e përdoruesit. Nëse përdoruesi ua mundëson aplikacioneve të paraqesin njoftime, është e mundur të shihen mesazhe ose statuse të reja të rëndësishme pa e përdorur telefonin. Njoftimet mund të fshihen individualisht ose të gjitha në të njëjtën kohë, dhe çdo gjë që fshihet në kompjuter bëhet edhe në telefon, shkruan KOHA Ditore.

Funksioni do të mbërrijë gradualisht tek Windows Insiderët, të cilët e përdorin të paktën buildin 1803 (RS4). Atyre gjithashtu do t’ju duhet telefoni me Android 7.0 Nougat ose me softuer më të ri, si dhe një minimum prej 1GB RAM. Në njoftime nuk do të mund të përgjigjemi (të paktën tani për tani).

© ZHURNAL 02.05.2019, 10:35 | L.E. | 875 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."