Facebook lanson aplikacionin për takime dashurie, Facebook Dating
teknologji
Facebook lanson aplikacionin për takime dashurie, Facebook Dating

Facebook lanson aplikacionin për takime dashurie, Facebook Dating

Në konferencën e zhvilluesve F8, Facebook njoftoi lansimin e aplikacionit të takimeve romatnike, Facebook Dating.

Ndërtuar që të jetë i sigurt dhe privat, duke shpresuar që të shmangë momente të pakëndshme të miqve që kontrollojnë profilin tuaj të romancës.

Por tani Facebook ka gjetur një mënyrë për t’ju lejuar të shprehni në heshtje ndjenjat tuaja për një mik apo mikeshë, pa e ditur ata, nëse nuk është reciproke.

Facebook njoftoi se Dating po lansohet në 14 vende të tjera, duke e çuar totalin në 19.

Dating sjell me vete një tipar të ri të quajtur Secret Crush që zgjeron atë drejt të panjohurve dhe miqve të miqve.

Zgjidhni deri në 9 miq që ju pëlqen në mënyrë romantike. Nëse ata kanë zgjedhur Facebook Dating, ata do të marrin një njoftim se një mik ka një pëlqim për ta.  Nëse ju shtojnë edhe ata si një Pëlqim Sekret, të dy njoftoheni dhe mund të bisedoni në Messenger.

Menaxherja e produktit të Facebook Dating, Charmaine Hung thotë: “Kam 2,000 miq në Facebook. Unë nuk jam shoqe e ngushtë me të gjithë 2,000 njerëzit aty dhe ka një shans të mirë që një nga këto mund të jetë një përshtatje shumë e mirë me mua. I besoj atyre, i vlerësoj ata dhe e di që jemi kompatibil. E vetmja gjë që mungon është të dimë nëse të dy jemi të interesuar të jemi më shumë sesa miq, pa frikën e refuzimit nëse do ta bënim këtë në jetën reale”.

Një shqetësim me Secret Crush është që përdoruesit mund të keqpërdorin këtë veçori duke shtuar dhe hequr vazhdimisht njerëzit nga lista e tyre derisa të gjejnë një përshtatshmëri.

Kjo është arsyeja pse Facebook-u do t’ju lejojë vetëm një person në ditë pasi të arrini limitin fillestar prej 9.

Aktualisht ende nuk ka plan për të fituar para prej Dating, por kjo nuk është qëllimi. Pas viteve të skandaleve, Facebook duhet të dëshmoj se meriton të jetë rrjeti juaj social./Telegrafi/

© ZHURNAL 02.05.2019, 10:37 | L.E. | 891 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."