Tavë me spinaq
receta
Tavë me spinaq

Tavë me spinaq

Përbërësit

500 gr mish viçi

2 qepë

500 gr spinaq

2 thelpinj hudhra

kripë dhe piper i zi

mëlmesa

 

 

Udhëzimet

 

Hapi 1 

Qepën e grirë imët e fërgojmë në vaj derisa të zbutet. Pastaj ia shtojmë mishin dhe erëzat. Pasi të jetë kaurdisur pak, shtojmë edhe 100 ml ujë dhe e mbulojmë me kapak.

 

Hapi 2 

Mishin e lëmë të kaurdiset ngadalë e në zjarr të ulët për dy orë.

 

Hapi 3

Spinaqin e grirë imët e fërgojmë në pak vaj ulliri dhe e shtojmë tek mishi i zier. I ziejmë bashkë edhe për disa minuta.

 

Hapi 4

Pastaj gjellën e zbrazim në enë balte dhe e vëmë në furrën e parangrohur në 200 gradë për 15 minuta.

 

Hapi 5 

Pas 15 minutash e nxjerrim nga furra dhe i thyejmë nga një vezë sipër.

 

Hapi 6 

E kthejmë në furrë edhe 5 minuta të tjera e më pas është e gatshme. Ju bëftë mirë./meshije.com

© ZHURNAL 02.05.2019, 11:14 | L.E. | 1,569 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."