Xbox 2 do të jetë më i fuqishëm se PlayStation 5
teknologji
Xbox 2 do të jetë më i fuqishëm se PlayStation 5

Xbox 2 do të jetë më i fuqishëm se PlayStation 5

Versioni i  ardhshëm i Xbox-it nga Microsoft-it, i cili është koduar me emrin “Anaconda”, do të jetë më i fuqishëm se sa PlayStation 5 nga Sony.

Kjo është sipas reporterit Ainsley Bowden, i cili kohët e fundit ka shkruar në Twitter se “shumë burime të brendshme kanë konfirmuar se është e vërtetë që Xbox Anaconda do të jetë më i avancuar”.

Kur u pyet nëse burimet që i referohej Bowden ishin të tijat, ai deklaroi se nuk ishin burimet e tij, por “burime të njohura për informacionet MS / Xbox që janë shumë të besueshme dhe kanë qenë të sakta për vite me radhë”.

Nëse Xbox Two është më i fuqishëm se PlayStation 5, i zbuluar zyrtarisht nga arkitekti i sistemit të konsolës, Mark Cerny, atëherë fanatikët e lojërave do të ofrohen një zgjedhje spektakulare, kur vjen raundi për të zgjedhur besnikërinë e tyre në luftën e ardhshme mes konsolave. /Telegrafi/

© ZHURNAL 02.05.2019, 15:46 | L.E. | 748 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."