Puding Waldorf
receta
Puding Waldorf

Puding Waldorf

Përbërësit

 

2 molla të tharta

4 të kuq të vesë

500 ml qumësht

1 lugëz xhenxhefil i bluar

80 gr rrush i thatë/stafidhe

160 gr sheqer

1 lëng limoni

1 lugë gjelle gjalpë

arrë moskat

1 lugë gjelle ekstrakt vanilje

 

Udhëzimet

Hapi 1

Mollët qërojini, largojuni bërthamat dhe pritini në copë të vogla.

 

Hapi 2 

Tek mollët e prera shtoni rrushin e thatë dhe mbulojini të gjitha me lëngun e limonit. Shtoni edhe xhenxhefilin.

 

Hapi 3 

Mollët skuqini lehtë në gjalpë duke u shtuar edhe dy lugë sheqer.

 

Hapi 4 

Më pas vendosini në një enë më të thellë. Shtoni arrën e grirë moskat.

 

Hapi 5 

Qumështin vlojeni bashkë me sheqerin e mbetur. Largojeni nga zjarri kur të jetë shkrirë sheqeri.

 

Hapi 6 

Tek ena me qumësht shtoni të kuqtë e vezëve duke i rrahur me mikser. Hidhni edhe ekstraktin e vaniljes.

 

Hapi 7

Më pas me këtë përzierje mbuloni mollët e parapërgatitura.

 

Hapi 8

Piqini në furrën e parangrohur në 200 gradë për 40 minuta.

 

Ju bëfshin mirë.

© ZHURNAL 02.05.2019, 16:08 | L.E. | 893 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."