Njëzet aksidente në kryeqytet
kronika
Njëzet aksidente në kryeqytet

Njëzet aksidente në kryeqytet

Shkup, 2 maj - zhurnal.mk -  Në rajonin e Shkupit, gjatë dy ditëve të kaluara kanë ndodhur gjithsej 20 aksidente, në të cilat 3 persona kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 17 persona tjerë janë lënduar më lehtë.

Siç njoftojnë nga policia, nga komunikacioni janë përjashtuar 20 shofer të cilët kanë qenë pa leje për vozitje dhe dy fillestar, ndërsa janë larguar edhe 20 makina të paregjistruara.

Policia ka gjobitur edhe dy këmbësor të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësor, si dhe 9 shoferë të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit.

Ndërsa janë tërhequr me “merimangë” 25 makina, të cilat janë parkuar në vende të gabuara.

© ZHURNAL 02.05.2019, 09:23 | D.K. | 382 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."