Rekord i ri nga Porsche 911 GT2 RS (Foto)
auto
Rekord i ri nga Porsche 911 GT2 RS (Foto)

Rekord i ri nga Porsche 911 GT2 RS (Foto)

Modeli GT2 RS, me një rekord tjetër të rëndësishëm

Gjatë muajit mars, kjo Porsche ka shënuar rekord në Roat Atlanta si vetura komerciale, që ka kryer xhiron em shpejtësi maksimale, transmeton Telegrafi.Mbi timonin e 911 GT2 RS, ishte fituesi i 24 Hours of Deytona dhe La Mans, David Donohue që arriti ta përfundonte shtegun prej 4.048 miljeve dhe 14 kthesave, për dy minuta e 15.17 sekonda.

Sipas Porsche, ky record është shënuar duke ia falënderuar kushteve të favorshme klimatike dhe profesionalitetit të pilotit, që kaloi dy xhiro më shumë dhe tejkaloi arritjen e mëparshme.

Në të njëjtin aktivitet, Porsche e ka sjellë edhe 911 GT3 RS, që ka 200 kuaj fuqi më pak, por arriti për katër sekonda më vonë pranë vijës së cakut. 

© ZHURNAL 03.05.2019, 10:36 | L.E. | 490 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."